Francë- Pandemia në Francë po rritet ndjeshëm, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 42,032 raste të reja me COVID-19, ku 184 të infektuar kanë humbur jetën.
Në vend deri më tani janë kryer rreth 232,000 tampone. Ndërkohë në reanimacione janë shtruar rreth 300 pacientë më shumë se dje, me një total gati 2441 të sëmurë me COVID-19 në spitalet e Francës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ditën e sotme gjatë një vizite në spitalin e Pontoise, në veri të Parisit u shpreh se nga virusi do të ketë shpëtim në verë, duke marrë shkas nga rritja e numrit të infektimeve në 24 orët e fundit.