KORÇË-Reshjet e borës kanë rënë me intesitet të lartë në fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës, si dhe qafen e Qarrit në juglindje të vendit.
Në zonën e Dardhës trashësia e borës varion në 15-20 cm.
Sipas autoritetve lokale, rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e rrugëve me dy borëpastruese në Dardhë, një ne Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit.