Vrasja makabre e çiftit Pasho po kthehet në një film horror, ku në një bisedë telefonike të zbardhur nga grupi hetimor, Elona Kaleshi akuzon Taulant Pashon se ka hequr qafe prindërit.
“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … se ishte djali që i vrau … ishte Taulanti”. Për të bërë më të besueshme tezen e saj ajo sjell në mendje edhe vëllain e Shpëtimit “i cili prej vitesh ka thënë se është ai” dhe shton: “Ai nuk po i kërkonte ata, ai nuk po i kërkonte ata .. si mund të mos kërkosh prindërit e tu?.
Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thotë asaj që ish-i i saj kishte qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje mësohet të ketë thënë se më parë i kishte tërhequr zvarrë me skuter”. Në të njëjtën kohë, hetuesit dëgjojnë vajzat e çiftit. Vittoria , i cili ishte dëgjuar nga karabinierët, thotë qartë në telefon se «vrasësi është Kalesha. Unë i thashë familjes Kalesha. ‘
Dorina vajza tjetër thekson “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat ».
Më datë 8 Janar shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç do të dalë para gjykatës. Ndërkohë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.
Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë në seancën e parë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe paraqet rrezikshmëri.
Ditën e djeshme karabinierët bënë një “vizitë në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë. Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që preëj 2 Nëntorit 2015.