Kim Kardashian dhe Kanye West na kanë gënjyer të gjithëve, sepse martesa e tyre duket se ka marrë vërtetë fund. Ylli i Keeping Up With The Kardashians po vazhdon të jetojë e vetme në Los Angeles me 4 fëmijët, ndërsa reperi po qëndron në fermën e tij në Wyoming. Çifti po jetojnë të ndarë prej muajsh, pasi Kanye shkroi diçka të pahijshme në Twitter për Kim dhe nënën e saj, Kris Jenner.
Që nga ajo kohë, Kim dhe Kanye kanë kaluar një kohë shumë të limituar me njëri-tjetrin, pavarësisht se në Instagram janë shfaqur si shumë të dashuruar. Ata kanë gati tre muaj që nuk jetojnë bashkë dhe Kanye nuk e ka ndërmend të largohet nga ferma e tij për të shkuar në Los Angeles.
“Kanye po merr kohë dhe hapësirë për të punuar me veten e tij dhe po shpenzon shumë kohë në Wyoming. Ai nuk ka plan të rikthehet në LA, të paktën jo me kohë të plotë, por Kim është dakord me këtë gjë”, kanë thënë burime pranë çiftit për “Hollywood Life”. Gjithashtu ata janë shprehur se Kanye është fokusuar vetëm tek vetja e tij, ndërsa Kim po kujdeset për gjithçka ën Los Angeles dhe që fëmijët të kenë një jetë normale. Deri më tani dyshja nuk kanë folur aspak në lidhje me këtë çështje që po diskutohet prej kohësh dhe nuk dihet nëse ata kanë shkuar realisht drejt divorcit.