Vlorë- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku ka parë nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin.
Kreu i qeverisë, akuzoi presidentin Ilir Meta se ka bllokuar këtë projekt. “Është fakt që nga fillimi i nëntorit presin plotfuqinë, një autorizim formal nga presidenti, pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit. Dhe faktikisht duhet ndërtim total. Në momentin që nuk i jepet kjo fuqia ne nuk e realizojmë dot”, u shpreh Rama.
“S’kam dashur të bëj zhurmë për këtë punë. Por tani e merr vesh e gjithë Vlorë që e ka bllokuar Ilir Meta. Është një bllokim absurd i një projekt”, shtoi kryeministri.