Në deklaratën e fundit nga Papa Françesku ngriti polemika të shumta dhe debate brenda vetë të krishterëve, ku u shpreh se mbështet homoseksualët dhe u shpreh se ata kanë të drejtë të krijojnë familjen e tyre.
“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të qëndrojnë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Ne kemi nevojë për një ligj mbi bashkimin civil për t’u dhënë atyre mbulesë ligjore”– ka deklaruar Papa.
Pas kësaj deklarate, shumë përfaqësues të krishtërimit kanë dalë kundër fjalëve të Papës, ku mes tyre janë kundër edhe të krishterët në Shqipëri, pasi bie ndesh me Biblën.
Pastori Ylli Doçi, që është edhe kreu i Vëllazërisë Ungjillore në Shqipëri, i cili është shprehur se ata njohin vetëm martesën burrë-grua.
Të krishterët shqiptarë të cilët janë kundër deklaratës së Papës janë shprehur: “Ne njohim vetëm martesën burrë-grua.”