Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur pjesën e parë të raportit që ka përgatitur grupi i punës i ngritur pranë këtij institucioni, për të vlerësuar mundësinë dhe eventualisht procedurat për realizimin e votimit jashtë vendit të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kjo pjesë e parë e këtij raporti prezanton procedurat që mendohet të ndiqen për krijimin e “regjistrit” të votuesve, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të votojnë atje ku kanë vendbanimin.