Kryeministri Edi Rama thotë se projekti Vlorë-Orikum nuk ka qëllime elektorale dhe se ai është bërë prej kohësh.
Duke iu përgjigjur reagimit të Presidencës, Rama thotë se qytetarët e Vlorës duhet të presin Ilir Metën për të dhënë plotfuqishmërinë për marrjen e huas.
Edi Rama në Twitter:
Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!
Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!