Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj i ka dorëzuar detyrën ministrjes Olta Xhaçka.
Ai ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.
“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kan nderin e posaçëm tja dorëzoj formalisht detyrën në ministrinë e jashtme. Kryeministriu më ka mbëhstetutr gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi.
E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështjetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbiushur them se p a mbështetjen e kryeministrit misioni i m do kishte qenë i pamundur. Edhe pandema ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shbumë të vështira!
Këtë falënderim spo e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. Skam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim.
Falenderoj dhe Xhaçkën. Jam pafundësisht që Xhaçka do ti prijë konferencës së parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kuadër të kryesosë shqiptare të OSBEE”, tha Cakaj.
Gent Cakaj teksa i ka dorëzuar detyrën në ministrinë e Jashtme Olta Xhaçkës ka deklaruar se angazhimi i tij në Shqipëri nuk përfundon këtu, pasi shton se politika për të më shumë se një realitet politik ka qenë një ëndërr historike.
Ai ka thënë se do të mbajë çdfarëdo cilësie që do ta gjejë në në të nesërmen.
Angazhimi im në Shqipëri nuk mbaron këtu unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri unë jam rritur me Shqipërinë, më shumë se një realitet politik ka qenë një ëndërr historike.
Do ta mbaj në çfarë do cilësie që do të më gjejë e nesërmja. Nga dita e sotme nuk jam një paraardhës politik i juaji por mbëhstetësi juaj që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare”, tha Cakaj.