BRITANI E MADHE-Barry Austin, njeriu më i shëndoshë i Britanisë, i cili peshonte 412 kg, ka vdekur në moshën 52-vjeçare, pasi vuante nga vështirësia në frymëmarrje dhe infeksionet.
Pasi u cilësua se ishte njeriu më i shëndoshë i Britanisë, ai zbuloi majin e kaluar se nuk kishte dalë nga shtëpia e tij për gjashtë vjet. Tom Ross, një prej miqve të tij e ka cilësuar atë si një njeri shumë pozitiv, dhe gjithmonë të buzëqeshur.
“Pesha e Barry ishte një çështje për disa njerëz, por kurrë për të. Barry ishte gjithmonë i lumtur brenda vetes dhe ai patjetër kishte statusin legjendar si një tifoz i Blues që e donte Birmingham City dhe Birmingham,”-ka thënë ai.
Barry, fitoi famë për ngrënien e tij të tepruar dhe një herë mori pjesë në një dokumentar të Sky One të prezantuar nga Richard Hammond. Sipas të dhënave, Austin konsumonte deri në 29,000 kalori dhe pinte deri në 12 litra pije të gazuara në ditë.