PUKË– Gjatë orëve të natës dy banesa janë djegur në fshatin Mzi të Fushë-Arrëzit, si pasojë e një shkëndije elektrike. Banesat ishin në pronësi të shtetasve David dhe Petrit Kola.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit të rënë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.
Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje aty ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.