Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 86 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,860,834 njerëz dhe janë shëruar mbi 61 milionë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 190,165 persona, duke e çuar numrin në total mbi 21 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,987 njerëz dhe numri në total ka shkuar 362,123.
India renditet e dyta dhe ka shënuar një rritje të numrit të infektimit. Gjatë orëve të fundit numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 është mbi 16,278 ku shifra në total ka shkuar 10,357,569. Shifra e viktimave është mbi 200, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 149,886 pacientë.
Për sa i përket Evropës, gjendja vazhdon të ngelet problematike. Pavarësisht se ka filluar shpërndarja e vaksinës, disa prej vendeve kanë shtrënguar masat izoluese.
Franca, renditet e gjashta në rang botëror për numrin më të lartë të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë shënuar mbi 4,022 persona të infektuar dhe numri në total është 2,659,750. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 378 pacientë dhe numri në total është 65,415.
Italia renditet e teta ne numrin e lartë të infektimeve në rang botëror. Gjatë orëve të fundit në Itali janë shënuar mbi 10,800 persona të infektuar dhe numri në total është 2,166,244. Ndërsa, kanë ndërruar jetë mbi 348 njerëz dhe shifra në total e vdekjeve është 75,680.
Gjermania renditet e dhjeta. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 12,056 njerëz, duke e çuar shifrën në total 1,796, 216 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 527 njerëz dhe numri në total është 35,632. Gjermania mund të zgjas shtetrrethimin. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e shtetit pritet të mblidhen ditën e sotme, për të vendosur një zgjatje të kufizimeve, ndërsa vdekjet nga koronavirusët vazhdojnë të rriten pavarësisht nga masat e ashpra në prag të pushimeve.
Greqia, po ashtu ka vendosur një izolim të vendit dhe një shtim të masave izoluese të cilat do të zgjasin deri në 11 janar. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve krahasur me një ditë më parë, mbi 427 persona kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin në total 140, 526 dhe kanë ndërruar jetë mbi 54 persona dhe numri i vdekjeve në total është 5,011.