TIRANË– Report Tv ka siguruar foton e Përparim Ademit teksa shfaqet në krah të 2 motrave që i vrau, Kristina dhe Zhaneta Metani dhe motrës së tretë të tyre, e pranishme ditën e ngjarjes. Në dëshminë e djeshme, gruaja e Ademit, Vjollca ka rrëfyer se ishte në dijeni që e tradhtonte me 2 motrat Metani, por nuk kishte thënë gjë, pasi donte që ta shihte bashkëshortin e lumtur. Madje ajo ka shkuar edhe më tej duke rrëfyer se shpesh dilnin, dhe kjo foto e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, ajo shfaqet e lumtur krah Zhanetës, një nga viktimat.