Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur pas një sherri në familje, ku 45-vjeçari Arjan Ruvina ka qëlluar tre herë në ajër. Fatmirësisht duke mos lënë asnjë të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Policia zbarkoi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, duke prangosur edhe personin që qëlloi në ajër. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar të shtënat.