56-vjeçari, i cili ka një pasuri me vlerë neto prej rreth 188 miliardë dollarësh, është njeriu më i pasur në botë.
Themeluesi i Amazon krijoi në vitin 2020 ‘Bezos Earth Fund’, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ka paguar rreth 790 milionë dollarë për 16 organizata deri tani.
Ndërkohë, shuma totale e 10 donacioneve në vitin 2020, përveç asaj të Bezos, ishte vetëm 2.6 miliardë dollarë, më e ulta që nga viti 2011.
Shuma më e ulët e dhurimit është në kontrast me mënyrën në të cilën miliarderët po rrisin jashtëzakonisht shumë pasurinë e tyre.
Pasuria e Bezos gjithashtu është rritur ndjeshëm këtë vit. Të dhënat tregojnë se pasuria e tij është rritur mbi 60 përqind në vitin 2020 nga 18 marsi deri më 7 dhjetor.
Donacioni i Bezos u pasua nga ai i Phil Knight dhe gruas së tij. Çifti bëri donacionet e dyta dhe të treta më të mëdha në vitin 2020, sipas Chronicle of Philanthropy.
Knight dhe bashkëshortja e tij dhanë më shumë se 900 milion dollarë për Fondacionin Knight dhe 300 milion dollarë për Universitetin e Oregonit.