Ngjarja e 31 Dhjetorit që tronditi vendin tonë me vrasjen e dy motrave Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metani nga ish partneri i tyre Përparim Ademi ka bërë bujë edhe në mediat fqinje. Lajmi është raportuar sot nga ERT-ja ku i kushtohej vëmendje pjesës ku autori ka cuar motrat në Selanik dhe i detyronte të shisnin fëmijët e tyre kur ishin shtatzënë.
Sipas shkrimit të Newsbomb.al, autori i krimit i cili është arrestuar dhe ka rrëfyer krimin, akuzohet nga familjarët e viktimave për faktin se ai i ekstradoi ata për vite me radhë në Selanik. Madje u raportua se ai i la dy gratë shtatzëna dhe më pas i detyroi të shesin fëmijët e tyre.
“Ai e mori motrën time të vogël me aeroplan dhe e çoi në Selanik. Atje, ai e vuri atë dhe motrën time tjetër për të punuar si prostituta. “ Ndërkohë, ai i la ata shtatzënë dhe i detyroi të shesin fëmijët e tyre.”– tha motra e viktimave Adriana.
Sic është raportuar dhe më herët nga dosja.al motra e viktimave pretendoi se të paktën dhjetë foshnje ishin shitur gjatë kësaj veprimtarie kriminale. Ajo gjithashtu deklaroi se autori kishte udhëtuar në Greqi me gruan e tij, e cila thuhet se kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës së tyre. Të njëjtat ankesa u bënë dhe nga vëllai i viktimave, duke thënë se ka një avokat në vendin fqinj që i ndihmoi në mënyrë që ata të mund të merrnin fëmijët nga materniteti.
Vetë autori i krimit, ka pranuar në dëshminë e tij pas arrestimit se me bashkëshorten dhe dy motrat udhëtonin drejt Greqisë, teksa familjarët pretendojnë se i shfrytëzonte si prostituta.