TIRANË– Kisha Ortodokse ka bllokuar ceremoninë e këtij viti për hedhjen e kryqit në ujë. Ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kisha Ortodokse do ta mbajë meshën në kishën e Shën Astit.
KUPTIMI I DITËS SË UJIT TË BEKUAR
Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishterë, që simbolizon pagëzimin e Jezuist nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.
Besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.
Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.