Lezhë- Policia e Lezhës ka zbardhur në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.
Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.
Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.
Pak mbas mesnatës së kësaj të mërkure, në lagjen “Nënë Teresa”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri ndaj makinës së 25-vjeçarit, Eduart Pica.
Pavarësisht sulmit me breshëri ndaj mjetit, shoferi nuk ka pësuar lëndime të marra nga arma e zjarrit. Megjithatë alarmi është dhënë dhe në zonë kanë zbarkuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët kanë nisur nga puna për krehjen e vendngjarjes dh enë kohë rekord u zbardh ngjarja, duke u shpallur në kërkim autori i dyshuar.