TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se masat shtrënguese do të vijojnë të mos ndryshojnë. Në një konferencë për shtyp, ajo u shpreh se në vend do të vijojë që të jetë aktive ora policore pas 22:00 të darkës, ndërsa për të paktën edhe 2 javë, universitetet do të mbyllen.
“Kemi situatë të qëndrueshme, mendojmë që të mbeten në fuqi ora policore pas 22:00. Universiteti edhe për një periudhë 2 javë online, dhe po kështu fluturime me Britaninë e Madhe të pezulluara deri më 18 janar,”-shtoi ajo.