Turqi- Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Turqi. Rama zbriti në aeroport mesditën e sotme, ndërsa u prit fillimisht nga ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq.
Ndërkohë, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka organizuar një ceremoni shtetërore sipas protokollit për kreun e qeverisë shqiptare. Nga pamjet e publikuara nga presidenti turk vihet re prezenca e kuajve që shoqërojnë eskortën e Ramës, ushtarë, ndërsa është demostruar himni i dy vendeve. “Merhaba asker!”, dëgjohet të thotë Rama teksa u drejtohet ushtarëve.
“Ceremonia e pritjes zyrtare për kryeministrin e Republikës së Shqiperisë z. Edi Rama”, shkruan Erdogan, krahas pamjeve.