Autoritetet shëndetësore në Francë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19, 116 persona dhe janë infektuar 52,010 persona të tjerë.
Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 34,761 ndërsa në total janë 1,138,507 të infektuar që prej fillimit pandemisë. Në Francë 993,424 persona janë të infektuar aktiv ku nga këta 2,500 janë në gjëndje të rëndë.
Ky është rasti më i madh i infektimeve ditore, në një vend europian, që nga fillimi i pandemisë. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, Franca ka mbyllur baret dhe restorantet, ka kufizuar lëvizjen si dhe e ka vendosur vendin në shtet-rrethim që nga ora 21:00 deri në 06:00.