SHBA- 6 janari tragjik i SHBA-së. Deri më tani janë shënuar 4 viktima nga përplasjet e protestuesve dhe policisë në Capitol.
Një prej viktimave është gruaja që u qëllua nga Policia, kurse 3 të tjerë vdiqën pas përplasjeve, teksa po u jepej ndihma mjekësore. Ajo sipas mediave amerikane është Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore të SHBA dhe një mbështetëse e Trump.
Babbitt u qëllua brenda godinës Capitol rreth orës 15:00 dhe u dërgua në spital e vdekur.
Ditën e djeshme në një përpjekje të dhunshme mbështetësit pro Trump hynë në godinën Capitol dhe bllokuan mbledhjen e Kongresit që po debatonte për certifikimin e rezultatit zgjedhor.