SHBA- Pas orës 18:00 kur hyri në fuqi shtetrrethimi në Uashington turma përpara Kongresit knisi të pakësohet, pasi protestuesit u larguan.
Ndërkohë që një ndihmës i tanishëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë ia hedh fajin Presidentit aktual në detyrë për atë që po ndodh.
“Asnjëherë nuk e kishim menduar që kjo do të ndodhte. Faji qëndron plotësisht te Presidenti” tha ndihmësi.
“Mos e harroni këtë ditë përgjithmonë”! Presidenti në detyrë i SHBA-së Donald Trump u kërkon protestuesve që të shkojnë në shtëpi pas trazirave që kulmuan me “pushtimin” e Kongresit që momentin që po bëhej certifikimi i Joe Biden.