“Mos e harroni këtë ditë përgjithmonë”! Presidenti në detyrë i SHBA-së Donald Trump u kërkon protestuesve që të shkojnë në shtëpi pas trazirave që kulmuan me “pushtimin” e Kongresit që momentin që po bëhej certifikimi i Joe Biden.
Trump justifikon ngjarjet me faktin se u është hequr fitorja nga duart, ndërsa u drejtohet protestuesve “Shkoni në shtëpi me dashuri dhe në paqe”.
Zyrtarët amerikanë thanë se ndërtesa e Kongresit është e sigurt, ndërsa disa nga senatorët kërkuan që certifikimi i fitores së Joe Biden të bëhet mbrëmjen e sotme, pasi nuk duhet të lejojnë që të mposhten nga banditët.