Berat- 45 është numri i rasteve pozitive me Covid-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së bashkisë Berat.
Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitivë 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni. Infektiktimet kanë vijuar edhe në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.
1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe 1 nxënës në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat rezultojnë të infektuar me Covid-19. Mjekët epidemiologë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se, për shkak se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura, është i pamundur proçesi i depistimit dhe hetimit të rasteve të kontaktit.