VLORË – Një grabitje ka ndodhur në një biznes në fshatin Novoselë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë ku persona të maskuar u futën brenda një biznesi mobilerie dhe vodhën një kasafortë.
Në pamundësi për të hapur kasafortën, ata e kanë marrë me vete. Brenda saj ishin 600 euro dhe disa lekë shqiptare.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë por nuk kanë identifikuar ende autorët.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme dy persona me armë kanë tentuar të vjedhin banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë.
Ata u pikasën nga i zoti i banesës, F.Ç. ku më pas janë larguar me automjetin e tyre tip Benz.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Policia u vendos në ndjekje të tyre por ata kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.
Policia ka arritur të identifikojë vetëm njërin prej autorëve.