Vlorë- Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë sjellë disa probleme.
Vlora është një ndër qytetet që për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut është përballur me disa përmbytje.
Ndërkohë bashkia bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të shmangin akset që kanë probleme.
Reagimi i plotë
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.