SHBA- Një ditë më parë protesta të dhunshme janë zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Donald Trump, të cilët nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri.
Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan.
Ndërkohë si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit kanë humbur jetën 4 persona. Një nga organizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump. Ai u shpreh se nuk doli të protestonte për të mbështetur Donald Trump, por për demokracinë e vendit, teksa hodhi akuza ndaj presidentit të sapo certifikuar Joe Biden duke e cilësuar si një komunist.