Itali- Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Montorio Romano në Itali. Sipas mediave italiane viktima janë Dante Cappai 23-vjeç dhe Erik Vuka 25-vjeç me origjinë shqiptare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në veri të kryeqytetit. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë u përplas me murin rrethues të varrezave.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u gjendën menjëherë në vendngjarje por nuk mundën të shpëtonin dy të rinjtë nga vdekja. Vuka u transportua me ambulancë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin Grottarossa.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.