Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme, ku një mjet tip trajler, ka aksidentuar një 25 vjeçare, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.