• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vizita e Ramës në Turqi/ Lubonja komenton pritjen që i bëri Erdogan: Besoj se mbizotërojnë interesat!

07/01/2021
in Aktualitet, Politikë
0
Fatos Lubonja

Fatos Lubonja

Analisti, Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Rama dhe Erdogan duket se instrumentalizojnë njëri-tjetrin, kurse shtoi se kreu i qeverisë shqiptare luan me dy porta, përpos se me Europën, edhe me shtetin turk.

Në lidhje me pritjen madhështore që Erdogan i kishte rezervuar Ramës, Lubonja beson se lideri turk nuk e ka bërë për shkak se ka respekt për kryeministrin shqiptar, por se ka interesat e tij.

“Unë jam për miqësinë me popullin turk, sepse ka traditë historike, qoftë feja myslimane ndikon. Kjo pritje nuk ka të bëjë me miqësinë e  vjetër, por ka të bëjë me miqësinë e Erdogan dhe Ramës. Të dy liderët bëjnë politikë, instrumentalizojnë njëri-tjetrin. Erdogan ka pasur influencën për të ndikuar në Ballkan, sidomos ku ka myslimanë, ka pasur konflikte edhe me Greqinë, edhe me Europën, për figurën e tij. Rama do të luajë me dy porta, duke luajtur edhe me Turqinë. Edhe kjo është për pushtetin e vet.

Rama ka veten e vet të parin, pastaj të tjerët. Nuk duhet të ndërhyjmë në konfliktin mes Erdogan dhe Gylen. Erdogan jep ndihma ekonomike, por askush nuk bën hesap sa ka dhënë Europa. Nëse bëhet fjalë për ndihma, mendoj se është propagandë. Nëse ti merr taksat për pallatet në Tiranë, do ndërtoje spitale, shkolla, edhe xhami po deshe që mos e ndërtojë Erodgani.  Nuk besoj se Erdogan ka respekt për Ramën me atë pritje, por ka interesat e tij”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me ngjarjet në SHBA, Lubonja theksoi se treguan se demokracia nuk është gjithmonë perfekte, kurse shtoi se vlerat demokratike kërcënohen përherë nga fashizimi brenda nesh.

“Unë mendoj se ishte një episod, që tregoi se demokracia nuk është kurrë perfekte, por është e kërcënuar nga fashizmi brenda nesh, nga nevoja që kemi për pushtet, këtë tregoi sesi ideja që Trump është i pari, krijoi probleme, pasi kapi institucionin e presidencës në SHBA. Ngjarja tregoi se në vende me kulturë demokratike si SHBA, këta njerëz nuk mund ta dëmtojnë demokracinë deri në pika të pakthyeshme. Njerëzit u manipuluan sikur janë vjedhur zgjedhjet, ndoshta kanë probleme edhe me vizionin e tyre, por këta persona treguan se kultura ka shumë rëndësi për demokracinë”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja tha se Trump është një lider që nuk pranon humbjen, ndërsa vlerësoi se sjellja e tij josh diktatorët e vegjël.

“Fenomeni Donald Trump nuk ishte rastësi, për shkak se sistemi neo-liberalizmi ka krijuar polarizim. Ideja se individi bën çfarë të dojë, ndoshta solli Trumpin në pushtet. Kjo gjë ka bërë që njerëzit në shtresa të caktuara kanë qenë të frustruar. Trump ka kapur persona që ishin pa punë etj, bëri ca gjëra në aspektin ekonomik. Të gjithë diktatorët kështu kanë ardhur.  Donald Trump erdhi me premtim për ndryshim, por me çmendurinë e tij për të përjetësuar pushtetin, duke vënë Trump mbi Amerikën dhe mbi Partinë Republikane, krijoi situatën që nuk pranon humbjen, që është e qartë. E ka ndëshkuar pjesa e moderuar e republikanëve. Është tronditje për imazhin e SHBA, sepse George Bush tha u dukëm si republikë bananesh”, deklaroi Lubonja.

Për Lubonjën, humbja e Trump në zgjedhjet amerikane ishte e qartë, pasi ai kishte 7 milionë vota më pak se kundërshtari i tij.

“Humbja e Trump sidoqoftë ishte e qartë. Në SHBA nuk ka pasur mbretëri, si në Europë, ata u bënë shtet menjëherë. Demokracia ka rreziqet e veta. Mirëpo, edhe SHBA ka vepruar në shumë shtete të botës për interesa të tyret”, përmbylli Lubonja.

Tags: albanewsedi rama ne turqifatos luonjashqiperi turqi
Previous Post

Vrasja e dy motrave nga Përparim Ademi/ “Janë trafikuar të paktën 10 foshnje”- Prokuroria e Selanikut vihet në lëvizje

Next Post

Mutacioni i ri i COVID-19/ OBSH ngre alarmin: Virusi po përhapet shumë shpejt. Në Evropë, situata alarmante!

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Next Post
Mbi 80 milionë raste dhe mbi 1,7 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

Mutacioni i ri i COVID-19/ OBSH ngre alarmin: Virusi po përhapet shumë shpejt. Në Evropë, situata alarmante!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.