VLORË– Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një pjesë të pazaratit të Mifolit në Vlorë. Kjo pasi prej reshjeve, niveli i lumit është rritur me mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit.
Sipas informacioneve të siguruara nga shtabi i Prefekturës, nëse reshjet do të pushojnë prurjet e Vjosës, nuk do jetë problem për zonën, në të kundërt do ketë probleme në Përmet dhe Gjirokastër.