Spanjë- Spanja ka shënuar temperaturat më të ulëta ndonjëherë, ku termometri shënoi minus 35.8 gradë Celsius.
Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar këto temperaturat të ulëta, të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë, duke arritur në minus 34.1 gradë.
Spanja aktualisht po përballet me stuhinë Filomena, ku reshjet e borës së rrëmbyeshme ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve që jetojnë në zona më malore.
Në vendet malore trashësia e borës ka arritur në mbi 70 centimetra, derisa në vendet urbane mbretëron një klimë paksa më e butë.