Bllokimi i ish-sheshit ‘Shqiponja’ për shkak të punimeve për Unazën e Madhe, ka sjellë trafik të rënduar të mjeteve në akset dytësore të kryeqytetit.
Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë së “BalkanËeb” një video ku shihet trafiku i rënduar, ku mjetet për më shumë se 1 orë janë bllokuar në radhë tek rruga ‘Petrit Radovicka’, pranë zonës së njohur si ‘Treshi’.
Qytetari pohon se për 1 orë ka arritur të ecë vetëm 500 metra, ndërsa ende do i duhet të presë në radhë për të arritur në destinacion.
“Këtu jemi tek rruga ‘Petrit Radovicka’. Kemi ecur vetëm 500 metra për 1 orë. Akoma nuk kemi arritur tek Shkolla ‘Skënder Luarasi’, na duhen dhe nja 500 metra të tjera. Ky është një trafik i tmerrshëm, ta shohin të gjithë se çfarë vuajmë çdo ditë. Për çdo ditë e njëjta gjë!”, shprehet qytetari.