Prokuroria e Posaçme, SPAK ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe janë marrë të pandehur dy persona, Arjol Halilaj dhe Redjan Rraja.
Sipas News24, dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.
Atentati ndaj prokurori Ndoja u bë më 1 nëntor 2019, ku me të ishte dhe Pëllumb Muharremi apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.