Mbretëria e Bashkuar ka miratuar sot vaksinën Moderna, duke u bërë kështu vaksina e tretë e miratuar në këtë vend, pas Pfizer/BioNTech dhe Oxford/AstraZeneca, në luftën kundër koronavirusit, ndërsa rastet e infektimit po rriten. Vaksina e kompanisë me bazë në SHBA rezultoi se kishte 94% efikasitet kundër Covid-19 në provat përfundimtare. Më parë këtë vaksinë e kanë aprovuar edhe SHBA me BE.
Shtatë milionë doza janë porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas mediave britanike ka të ngjarë që ato të mos bëhen të disponueshme, deri në mars.