Elon Musk është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë Dollarë.
Sipas Bloomberg, Elon Musk ka kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri. Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totale në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.
Pasuria e Musk gjatë vitit të kaluar shënon ngritjen më të shpejtë në krye të listës së më të pasurve në histori, dhe shënon një kthesë dramatike financiare për sipërmarrësin e famshëm, i cili vetëm 18 muaj më parë ishte në titujt e gazetave për djegien e shpejtë të parave të Tesla dhe ndikimin e tij personal kundër aksioneve të Tesla-s.
Elon Musk kaloi Warren Buffett në korrik për t’u bërë personi i shtatë më i pasur. Në nëntor, Musk kaloi Bill Gates për t’u bërë personi i dytë më i pasur dhe tashmë është më i pasuri në botë.
Musk ka fituar më shumë pasuri gjatë 12 muajve të fundit sesa e gjithë pasuria e Bill Gates prej 132 miliardë dollarësh. Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.