Kryeministri Edi Rama është takuar në Athinë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Ky është takimi i dytë zyrtar gjatë vizitës në Greqi, pas atij me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias me të cilin u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.
Rama ka vizituar Athinën pas vizitës zyrtare në Turqi ku pati një pritje të veçantë nga Presidenti Erdogan.
Ndërkohë në takimin me Mitsotakis mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve do të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Ashtu siç shihet në pamjet e takimit të siguruara nga “Balkan”, dy kryeministrat kanë pasur dhe një drekë pune ku ka qenë i pranishëm dhe ministry Dendias.