Tiranë- Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti i është përgjigjur kryeministrit Rama përmes një psotimi në Facebook për nisjen e punimeve të Unazës së Re dhe trafiku që do të mbizotërojë në Tiranë.
Teliti u shpreh se tmerri që do të krijohet me trafikun në vend do t’i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë.
Postimi i Telitit në Facebook
Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë. Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.