Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 12-të të grevës. Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.
Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre. Sot ishte parashikuar që të mblidheshin qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.
Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata.
Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare.
Një prej naftëtarëve u shpreh se kryeministri duhet të ulet në takim me ta me një përgjigje konkrete mbi pikat që ata kërkojnë, rikthimin e pagave ose rifillimin e punës.
“Duke mos pasur se asnjë reagim nga shteti, unë mendoj se duhet të mbështesim çdo ditë këto nëna heroine. Kauza jonë është e pandryshuar, pagesat e prapambetura dhe rifillimi i punës. Kryeministri duhet të vi në takim me ne me një përgjigje konkrete. Ky është vendimi im” – tha një prej protestuesve.