Një aeroplan i Sriwijaya Air me më shumë se 50 persona në bord humbi kontaktin me kullën e kontrollit pasi u ngrit nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.
Gjithçka ndodhi rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, njoftojnë mediat lokale.
Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në Twitter se Fluturimi SJ182 “humbi më shumë se 10,000 metra lartësi, rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta”.
Avioni është një Boeing 737 29-vjeçar, sipas detajeve të regjistrimit, raporton Reuters.
Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin para se të bëjë ndonjë deklaratë.