Kryeministri Edi Rama ka qenë vetë i pranishëm sot në vendin ku mendohet që të ndërtohet spitali i ri në Fier me donacione nga qeveria turke.
Teksa shoqërohej nga kryebashkiaku Armando Subashi dhe ministrja Orgeta Manastirliu, Rama la porositë e tij që të bëhen gati të gjitha dokumentet për shpronësimin banorëve të zonës, ndërsa nuk ka pa përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Zona ku do të ndërtohet ky spital është në hyrje të by-passit të ri të Fierit.
“Menjëherë nxirr emrat e familjeve që janë në këtë pjesë, në mënyrë që të jenë të qetë. Shpronësimi do të kryhen automatikisht dhe mos të kemi problematika të trashëguara siç thash me rrugën e Levanit, që nga koha e shokut Sali që vinte me daulle. Fuste fadromat dhe iu thoshte banorëve; ‘ju kam lekët’. Dhe pastaj ju humbte dhe dokumentet dhe njerëzit prisnin me vite paratë. U nga ne, por që u desh të bëheshin verifikimet nga e para.”, tha Rama.