Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e sigurisë të dhënë në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikesh në zonën e Skraparit. SPAK njoftoi dje se ka lëshuar 23 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan nga policia.
23 persona u arrestuan dje gjatë një mega-operacioni për kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit. Ndërkohë, gjykata ka lëne në qeli 16 prej tyre, 4 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
Mes tyre janë edhe katër oficerë policie, të akuzuar si të përfshirë në këtë skemë kriminale. SPAK njoftoi se në aktivitet kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit GJKKO ka dhënë masën “arrest në shtëpi”.
Sipas dosjes së siguruar nga ALB News.al sqarohet si është dekonsipruar operacioni nga punonjësit e policisë në Skrapar. Mësohet se efektivët kanë lejuar mbjelljen e kanabisit.
“Personi nën hetim Astrit Duro, punonjës i policisë me detyrë specialist në Zonën e Çepanit rezulton i përfshirë në veprimtarinë kriminale, pasi në kundërshtim me përmbushjen e detyrës ka lejuar mbjedlljen e narkotikëvë”, citohet në dosje.
Astrit Duro ka dekonspiruar pasi sapo ka përfunduar mbledhja brenda policisë ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.
Sipas dosjes: “Personi nën hetim ka përdorur numrin 0694130830 dhe nga të dhënat e përfituara nga bisedat telefonike të përgjuara jepet njoftimi se i hetuari Astrit Duro, duke shfrytëzuar mundësinë e marrjes së informacionit në kohë për operacionet që do të zhvilloheshin nga Komisariati i Poliicisë Skrapar në asgjësimin e parcelave me kanabis, ai njoftonte kultivuesit e me qëllim, largimin e tyre për t’ju shmangur policisë”.
Përgjimet: “Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai.
Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera ka rezultuar se parcelat me bimë narkotike ishin të mbjella në zona të ndryshme të Skraparit dhe pas monitorimit ajror edhe nga Guardia Di Finanzza janë zbuluar 28 parcela.
Abcnews.al ka sjellë më herët pamjet e drogës së sekuestruar gjatë mega-operacionit në Skrapar. Një zhvillim i tillë u paralajmërua nga gazetari Artan Hoxha pak javë më parë.