Graham Norton , i cili mbulon BBC angleze për komentimin e Eurovision, ka thënë se konkursioni i këngës do të vazhdojë ashtu si është planifikuar pavarësisht pandemisë së Covid-19.
“Do të ketë patjetër një Eurovision” tha ai.
Organizatorët e konkursit i thanë BBC :”Ne mund të konfirmojmë se festivali i Eurovision do të ndodhë patjetër këtë vit.”
Shfaqjet e regjistruara paraprakisht mund të përdoren nëse nuk janë të mundura udhëtimet në Rotterdam ose do të jemi të detyruar të izolohemi atje.
Vitin e kaluar festivali u anulua për shkak të pandemisë. Ai u zëvendësua në Mbretërinë e Bashkuar me një program që tregonte historinë e ngjarjes, duke përfshirë një votë për të gjetur këngën më të mirë në Eurovision të së gjitha kohërave.
Norton i tha stacionit të radios Sirius XM se nëse disa artistë nuk mund të udhëtonin në Hollandë në 2021 mund t’i bashkoheshin shfaqjes me anë të videove.
Ai shtoi :“Unë dyshoj se do të jemi në një stadium me 20.000 njerëz.”