Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bulgarec.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Balkaëeb, automjeti ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht drejtuesi ka mundur të dalë në kohë pa pësuar dëmtime.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e zjarrit. Nga ana tjetër, mësohet se paraprakisht bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike që ka bërë që makina të shpërthejë në flakë.