Restoranti luksos i Nusretit në Dubai “Salt Bae”, ka hequr nga profili zyrtar në Intagram, pamjet ku darkonin biznesmeni Samir Mane dhe dy ministrat Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, me eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste.
Videoja u pikas nga shqiptarët dhe bëri xhiron e rrjetit, pasi faqja e publikoi në “Instastory”, megjithatë vetëm për pak është fshirë me urgjencë nga profili zyrtar. Kërkesë që është bërë me vonesë, pasi gjithsesi videoja ka marrë ‘dhenë’.
Nga videoja duket se mendjen e ka pasur vetëm biznesmeni që në një çast ka hedhur sytë nga kamera, të ketë ndërhyrë ai vallë?
Restoranti i Nusret në Dubai është një nga më luksozët në botë, ku nuk mungojnë personazhe të famshëm që darkojnë nga duart e shefit turk.