KUKËS-Qarku Kukës është përfshirë gjatë natës nga reshje bore dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Sipas informacionit të marrë nga strukturat përgjegjëse situata në Qarkun Kukës e shkaktuar është si më poshtë; Sasia e borës së rënë gjatë natës në pikat dominuese është; Në Valbonë 15 cm, Qafë Prush 10 , Shishtavec 5 cm dhe Qafë Shllak 10 cm.
Situata e digës së Hidrcentralit është Niveli: 282.71 m Prurja rreth 1200 m3/sek
Nuk ka turbina në punë.
Nga informacionet e marra nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.
Ndërsa, nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë angazhuar këto kapacitete; 19 borëpastruese, 1 fadromë, 1 Kamionçin dhe 42 punonjës.
Situata në bashkitë e Qarkut Kukës është;
Gjendja në akset rrugore rurale është normale por në disa segmente si në rrugën e Shishtavecit ka patur rënje inertesh gjatë natës, Bashkia Kukës ka ndërhyrë me 2 fadroma e punonjësit për ta vënë në efiqencë.
Në fshatin Shtiqën Nj.Ad.Shtiqën ka patur përmbytje të disa tokave bujqësore afër aeroportit, ku po punohet për pastrimin e kanalit kullues për largimin e këtyre ujërave.
Gjendja e rezervarëve është nën monitorim të vazhdueshëm. Niveli i lumenjve është në rritje por pa problematika.Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal.
Nga Bashkia Tropojë
Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Në lagjen Dedaj Nj.Ad , Legbibaj ka patur rrëshqitje dheu pa dëme në objekte dhe njerëz. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal.
Nga Bashkia Has
Gjendja e rrugëve rurale është e mirë.
Gjendja e rezervuareve është nën kontroll dhe po verifikohet vazhdimisht.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë te pijshëm është i rregullt.