“Patjetër që e kam parë dhe ia ku e ke edhe përgjigjen, shumë e thjeshtë! Dhe me këtë rast mësoje se qyshse kam ardhur unë në qeveri, ministrat e kanë të ndaluar të shkojnë me pushime jashtë shtetit, përfshirë edhe mua natyrisht! Kështu që zgjidh e merr, o faktet, o përrallat me gjellë pasanikësh!,”-shkruan Rama.
Duket se kryeministrit Edi Rama nuk i del ‘e keqja’ nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen ministrat e tij duke konsumuar një darkë në një prej restoranteve më luksoze në vend. Duke i kthyer përgjigje një prej komentuesve të tij në Facebook, Rama përsëriti edhe njëherë se ka qënë ai vetë personi që e ua ka ndaluar pushimet jashtë vendit.