Autoritetet indoneziane kanë gjetur kutitë e zeza të avionit Sriëijaya Air që u rrëzua në det menjëherë pasi u ngrit nga kryeqyteti Xhakarta, ndërsa janë gjetur dhe disa trupa të pajetë dhe pjesët e dyshuara të avionit.
Boeing 737 me 62 pasagjerë dhe ekuipazh ishte drejtuar për Pontianak në West Kalimantan të Shtunën, kur ai u zhduk nga ekranet e radarëve katër minuta pas ngritjes. Ishtë përplasja e parë e madhe ajrore në Indonezi që kur 189 pasagjerë dhe ekuipazh u vranë në 2018 kur një Lion Air Boeing 737 Max gjithashtu u zhyt në Detin Java, pak pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Soekarno-Hatta.
Edhe para rrëzimit të fundit, më shumë njerëz kishin vdekur në aksidente ajrore në Indonezi se në çdo vend tjetër gjatë dekadës së fundit, sipas bazës së të dhënave të raportuara nga The Guardian. Shefi i komitetit të sigurisë kombëtare të transportit në Indonezi, Soerjanto Tjahjono, tha se vendndodhjet e dy kutive të zeza të fluturimit SJ182 ishin identifikuar.
“Shpresojmë që t’i rimarrim së shpejti,”– tha shefi ushtarak, Hadi Tjahjanto.