Lëvizja Socialiste per Integrim në Durrës ka denoncuar gjendjen e banorëve, të cilët për të dytin vit radhazi po kalojnë dimrin në çadra.
Në një postim në Facebook, LSI Durrës thotë se janë 8 mijë banorë në gjendje të vështirë.
“Teksa “rilindja” shton dhjamin dhe kënaq grykësinë e saj me 700 euro pjata në Dubai ja si është sot gjendja e banorëve të Durrësit që po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Janë 8,000 banorë në këtë gjendje. Fund “rilindjes” – Duhet qeverisje që kujdeset për njerëzit e thjeshtë”